Dele Alli thotë se u abuzua seksualisht në moshën gjashtëvjeçare - NACIONALE

Dele Alli thotë se u abuzua seksualisht në moshën gjashtëvjeçare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Evertonit Dele Alli ka treguar se ishte abuzuar seksualisht kur ishte vetëm gjashtë vjet.

Në një intervistë emocionale me ish futbollistin Gary Neville, Alli ka treguar se si u abuzua si fëmijë para se të adaptohej kur i mbushi 12 vjet.

“Në moshën gjashtëvjeçare u abuzova nga shoqja e nënës time që ishte në shtëpi shpesh, nëna ime ishte alkoolike. Më dërguan në Afrikë për ta mësuar disiplinën dhe pastaj u ktheva. Në moshën gjashtëvjeçare fillova të pi cigare, me tetë vjet nisa të merresha me drogë”.

“Një person i moshuar më tha se nuk do ta ndalonin një fëmijë me biçikletë, kështu që unë hipa me topin tim dhe poshtë saj kishte drogë”.

“Në moshën 12-vjeçare u adaptova dhe nga aty, ishte sikur u adaptova nga një familje e mrekullueshme. Nuk mund të kërkoja njerëz më të mirë të bëjnë atë çfarë ata bënë për mua. Nëse Zoti krijoi njerëzit, ishin ata”.

Tutje, Alli komentoi edhe sezonin e kaluar në formë huazimi te Besiktas: “Kur erdha në Turqi, e kuptova se kam nevojë për një operacion dhe isha në gjendje të rëndë psikike”.

“Vendosa të shkoja në një vend modern për t’u kujdesur për shëndetin psiqik. Ata merren me varësinë, shëndetin mendor dhe traumat, sepse ishte diçka për të cilën ndjeja se kishte ardhur koha”.

“Unë mendoj se me gjëra të tilla, nuk mund t'ju thuhet të shkoni atje. Unë mendoj se duhet ta dini dhe duhet ta merrni vetë vendimin, përndryshe nuk do të funksionojë”, tregoi anglezi.

Lajme të ngjashme