Deco zbulon planet e Barcelonës për Felix, Cancelo dhe Fatin
Drejtori i Barcelonës Deco ka diskutuar për planet e klubit lidhur me yjet e talentuar si Joao Felix, Joao Cancelo dhe Ansu Fati.
Kampioni i Spanjës huazoi Felixin nga Atletico dhe Cancelon nga Man City, derisa e largoi spanjollin te Brightoni për një sezon.
Të tre kanë luajtur rregullisht këtë sezon, me Felix dhe Cancelon që ishin titullar te katalunasit, derisa Fati ka nisur ta fitojë vendin në 11-shen bazë te skuadrës angleze.
“Jemi në nëntor, është ende herët. Por sigurisht po mendojmë për atë (që t’i mbajnë Felix dhe Cancelon). Të shohim si do të shkojë sezoni”.
“Nuk ka dyshime se i duam në sezonin tjetër, sepse janë të mirë për skuadrën. Jemi të lumtur me paraqitjet e tyre. Si? Nuk e di, janë diskutime për më vonë”.
Ndërsa, sa i përket Fatit – Deco e la të hapur mundësinë që të rikthehet te Barcelona.
“Sigurisht, Ansu Fati mund të rikthehet këtu, është në formë huazimi te Brighton. Është i ri, i lumtur tani”.
“Brighton ishte zgjedhje e mirë që të luajë futboll rregullisht, jemi duke ndjekur progesin e tij. Varet nga paraqitjet, por Ansu mund të rikthehet te Barcelona, sigurisht”.
Fati ka qenë vetëm një herë titullar nën urdhrat e De Zerbit në Premierligë, sidoqoftë ka pasur një ndikim të madh në Ligën e Evropës.