Deco: Sakrifikova miliona që Raphinha t'i bashkohej Barcelonës e jo Chelseas
Drejtori sportiv i Barcelonës Deco thotë se ka sakrifikuar miliona euro që sulmuesi Raphinha t'i bashkohej katalunasve dy vite më parë nga Leeds United.
Deco atëherë ishte vetëm agjent i brazilianit dhe po negocionte kalimin nga Leeds te Barcelona para se Chelsea të bënte ofertën e tyre.
Për “Four Four Two”, Deco ka zbuluar disa prapaskena mbi ofertën më të lartë financiare që e bëri klubi londinez.
“Klauzola e Raphinhas do të zbriste rreth 20 milionë funte nëse Leeds binte nga liga dhe ishte lojtari më i mirë kur Leeds kishte nevojë për të, vrapoi më së shumti, punoi dhe si agjenti i tij isha i paaftë për të ndikuar në ndonjë lojtar në dobinë time”.
“Leeds donte ta shiste dhe pastaj erdhën ofertat edhe më të mëdha se ajo e Barcelonës. Presidenti i Chelseas më telefonoi dhe insistoi shumë, më bëri presion, vërtetë donte të nënshkruante me Raphinhan por unë nuk doja t’i bëja presion”.
“Ishte shumë për Raphinhan që të largohej nga Leeds. Gjithçka ishte një marrëveshje e përbashkët”.
“Në një kohë dëshpëruese për Leeds, premtuan ta shisnin Raphinhan te Barcelona për një çmim të caktuar. Kur menaxhuan t’i shpëtonin rënies, shumica falë Raphinhas, presidenti ndryshoi qëndrimin shkaku i ofertës së Chelseas”.
Kjo pastaj e detyroi Decon ta falte komisionin e tij që Raphinha të shitej te Barcelona.
“Ishte sepse mendova se Raphinha e meriton të jetë i lumtur aty ku ka ëndërruar të luaj. Donte të shkonte te Barcelona dhe Barcelona s’mund të paguante çmimin e Chelseas. Ishte një përpjekje e bërë që lojtari të shkonte aty”.