Deco: Në historinë e Barcelonës askush s’është sulmuar si Vitor Roque - NACIONALE

Deco: Në historinë e Barcelonës askush s’është sulmuar si Vitor Roque

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori sportiv i Barcelonës Deco thotë se askush më parë nuk është sulmuar si Vitor Roque, pasi ky i fundit dështoi ta tregonte kualitetin te katalunasit.

Braziliani erdhi me shumë bujë janarin e sezonit të kaluar, mirëpo që dështoi për ta gjetur vetën nën urdhrat e Xavi Hernandez, e pastaj edhe te Hansi Flick, prandaj u huazua te Betisi.

Deco e ka mbrojtur lojtarin duke thënë se s’është faji i tij dhe që është sulmuar me keqdashje.

“Që kur jam te Barcelona, nuk më kujtohet kurrë sulm më i keq në një lojtar të ri që vjen nga jashtë si për Vitor Roquen”.

“Ishte keqdashje. Më dhemb ta shoh në këtë situatë, s’është faji i tij. Vuajti shumë por është i lumtur tani dhe me bëhet qejfi që po shënon gola te Betisi”.

“Roque na kushtoi 30 milionë euro, jo 60 milionë euro sepse bonuset nuk janë përmbushur. Vitor nuk ka fituar tituj ose të zhvillojë një numër të caktuar të ndeshjeve. Prandaj, vetëm 30 milionë euro”.

Ndër të tjera, Deco komentoi pak edhe Erling Haalandin si dhe Nico Williams.

“Janë vetëm dy sulmues në botë si Robert Lewandowski dhe Haaland është njëri prej tyre”.

“Nico? Ishte në mendjen tonë sezonin e kaluar, por e mori vendimin dhe jeta vazhdon. Ne nënshkruam me Dani Olmon, ishte prioritet për ne”.

Lajme të ngjashme