Debuton edhe shqiptari Kacurri, Arsenali e “demolon” Boltonin - NACIONALE

Debuton edhe shqiptari Kacurri, Arsenali e “demolon” Boltonin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka shënuar fitore të thellë ndaj Boltonit, në kuadër të 1/16 së finales për EFL Cup.

“Topçinjtë” zhvilluan një tjetër paraqitje mahnitëse duke fituar me rezultat 5:1, sfidë ku debutoi edhe shqiptari Maldini Kacurri.

Arsenali e nisi shumë mirë duke kaluar në epërsi përmes mesfushorit Declan Rice, që shënoi një gol të bukur me një goditje nga distanca.

Ishte 17-vjeçari Ethan Nwaneri që bashkëpunoi për mrekulli me Raheem Sterling për ta dyfishuar epërsinë (37’).

Nwaneri pastaj e dëshmoi se pse konsiderohet ndër talentët më të mirë, duke u përkujdesur edhe për golin e tretë, si dhe të dytin personal (49’).

Bolton pastaj arriti ta ngushtojë epërsinë me anë të Collins, që u asistua nga McAtee (53’).

Sidoqoftë, Arsenali vazhdoi me dominim. Raheem Sterling realizoi një gol të bukur, që ishte i pari në fanellën e klubit londinez, për ta dërguar rezultatin në 4:1 (64’).

Fitoren pastaj e vulosi Kai Havertz me një gol të bukur (77’).

Kësisoj, Arsenali vazhdon në fazën tjetër ndërsa mbetet të shihet se me cilën skuadër do të takohet në raundin tjetër.

Lajme të ngjashme