Debutimi më i keq ndonjëherë? Shoya Nakajima i Antalyasporit u përjashtua në sy të familjes
Debutimi në shtëpi i Shoya Nakajima për Antalyasporin do të mbahet për shumë vitet që do vijnë - fatkeqësisht për arsyet e gabuara.
Japonezi nënshkroi marrëveshje dy-vjeçare me klubin turk më herët këtë muaj pasi u largua nga Porto.
Ai bëri paraqitjen e parë për punëdhënësit e ri si zëvendësues i vonshëm kundër Kayserispor, disa ditë më vonë.
Nakajima pastaj debutoi në shtëpi kundër Adana Demirspor të shtunën, duke u futur në lojë në minutën e 59, në vend të Houssam Ghacha.
Kamerat u fokusuan te familja e Nakajimas, e cila po shikonte me krenari, derisa i afërmi i tyre po vraponte drejt fushës.
Por kënaqësia e tyre u shndërrua në zhgënjim disa momente më vonë kur Nakajima u penalizua për një ndërhyrje të rrezikshme në mbrojtësin e krahut të djathtë, Jonas Svensson, i cili mbeti i shtrirë në agoni si rezultat.

Gjyqtari Ali Palabiyik i tregoi zëvendësuesit të verdhin, për befasinë e lojtarëve të Adana Demirspor dhe stafit teknik. Ata menduan se është dashur të ishte i kuq.
Palabiyik pastaj u këshillua të konsultohej me VAR.
Pasi e bëri, u rikthye në fushë, anuloi të verdhin dhe tregoi të kuqin direkt.
Vetëm dy minuta pasi u inkuadrua, anësori japonez ishte përjashtuar për një dush të hershëm.
Ai madje as se kishte prekur topin.
Shikoni më poshtë incidentin.
👀 FTA Antalyaspor'lu Shoya Nakajima, oyuna girer girmez kırmızı kartla oyun dışında kaldı! #OlmazsanOlmaz
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) September 17, 2022
😔 Japon oyuncunun ailesi, kırmızı kart kararı sonrası hayal kırıklığına uğradı... pic.twitter.com/B3BOboWpKH
Debutimet në shtëpi nuk mund të shkojnë më keq, apo jo?
Derisa Nakajima mori rrugë drejt tunelit, pjestarë të familjes së tij u shfaqën të shokuar dhe të thyer në tribuna.
Duke reaguar ndaj pamjeve në rrjetet sociale, komentatorja Jacqui Oatley shkroi: "Nëna e tij e gjorë".
His poor mum! 🙈 https://t.co/cFfQyOlgdp
— Jacqui Oatley (@JacquiOatley) September 18, 2022
E pamundur të mos bashkëndjesh me familjen e Nakajimas.
Është dashur të ishte një ditë e lumtur, por buzëqeshjet shpejt u kthyen në lot, falë asaj ndërhyrjeje.