Debutim me gol për Joao Felix, Milani eliminon Romën nga Kupa e Italisë - NACIONALE

Debutim me gol për Joao Felix, Milani eliminon Romën nga Kupa e Italisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

AC Milan me lehtësi ka shënuar fitore 3:1 ndaj Romës, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Në këtë përballje, me gol debutoi Joao Felix, afrimi më i fundit i kuqezinjëve.

Milani kaloi herët në epërsi, kur për 1:0 në minutën e 16-të shënoi Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez e dyfishoi rezultatin tre minuta para fundit të pjesës së parë dhe me 2:0 u mbyllën 45 minutat e parë.

Roma e ngushtoi epërsinë e Milanit, kur Dovbyk realizoi për 2:1 vetëm nëntë minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Pas kësaj, Milani arriti të gjente golin e sigurisë, që u realizua nga ylli portugez, Joao Felix në minutën e 72-të, për rezultatin 3:1.

Kryeqytetasit për një moment shënuan për 3:2, por goli i minutës së 75-të u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Me fitoren 3:1 të Milanit, ata tani kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do ta presin fituesin nga takimi Lazio - Inter.

Lajme të ngjashme