De Vrij: Interi do të mbrohet si skuadër për ta neutralizuar Haalandin - NACIONALE

De Vrij: Interi do të mbrohet si skuadër për ta neutralizuar Haalandin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Stefan de Vrij ka kërkuar nga Interi të mbrohet si skuadër për ta neutralizuar sulmuesin e Manchester Cityt Erling Haaland në Ligën e Kampionëve.

“Neurazzurët” nuk është që po kalojnë formën më të mirë të mundshme, ku së fundmi u ndalën në një barazim 1:1 ndaj Monzas.

Testi i radhës do të jetë Manchester City për Ligën e Kampionëve, me De Vrij që pret një paraqitje komplet ndryshe.

“Nuk ka zile alarmi, duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë ndaj Monzas. Disa herë ishim të ngadaltë si dhe na mungoi pasimi final. Nëse e zhbllokon rezultatin me këto skuadra, e tëra bëhet më e lehtë, por është vështirë ta gjesh golin hapës”.

De Vrij ndër të tjera u pyet se si ta ndalin Haalandin, i cili ka shënuar nëntë gola në katër paraqitje këtë sezon.

“Duhet të mbrohemi si skuadër për ta limituar, por të kujtojmë se Manchester City nuk është thjesht Haaland. Është në formë të mirë dhe ka shënuar shumë këtë sezon, por duhet të mbrohemi si skuadër”.

Manchester City do të jetë nikoqir i Interit të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

Të dy skuadrat do t’i kërkojnë vetëm pikët e lota meqenëse e kanë objektiv të kualifikohen si një nga tetë skuadrat e para në fazën e ligës.

Lajme të ngjashme