De Rossi i gatshëm të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Romën
Sipas burimeve të Sky Sport Italia, Roma dëshiron ta bllokojë trajnerin Daniele De Rossi, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, pasi legjenda italiane mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Ai veçse ishte një legjendë e klubit si një mesfushor besnik, ku edhe mori shiritin e kapitenit pas pensionimit të Francesco Tottit.
De Rossi u kthye në Stadiumin Olimpico si trajner në mesin e janarit për të kthyer skuadrën në formë, pas shkarkimit të Mourinhos, kur skuadra po kalonte momente të vështira.
Skuadra e tij në fund arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe pozicionohen në vendin e gjashtë në Serie A, ku potencialisht munden të kualifikohen në Ligë të Kampionëve, vetëm nëse Atalanta përfundon në vendin e pestë.
Megjithatë, nëse La Dea përfundon sezonin në vendin e tretë apo katërt, Roma nuk do të mund të luajë në Ligë të Kampionëve, por vetëm pesë skuadrat e para.
De Rossi - një jetë për Romën
Kur Daniele De Rossi erdhi në krye të Romës, ishte vetëm një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, por shumë shpejt vodhi zemrat e lojtarëve dhe tifozëve.
Kjo bëri që ai të fitojë besimin e drejtuesve për një kontratë afatgjate prej tri viteve, dhe jo vetëm një kontratë të përkohshme, siç ishte marrëveshja.