De Ligt preferon qëndrimin te Bayern para kalimit te Man Utd - NACIONALE

De Ligt preferon qëndrimin te Bayern para kalimit te Man Utd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ia ka zbehur shpresat Manchester Unitedit duke insistuar se dëshiron të qëndrojë në Gjermani.

Holandezi ka hasur vështirësi që kur iu bashkua “Bavarezzëve” duke pasur disa lëndime, por tani është kthyer si titullar nën urdhrat e Thomas Tuchelit.

Së fundmi, De Ligt ka bërë të ditur se preferon të qëndrojë te Bayern Munich dhe nuk po e mendon largimin nga “Allianz Arena”.

Jo, jam shumë i lumtur te FC Bayern. Klubi dhe tifozët më kanë dhënë shumë dashuri. Ndihem mirë tani”.

Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të luajmë disa lojë shumë të mira këtë sezon dhe të arrijmë larg në Ligën e Kampionëve”.

Mund ta shihni me Upamecano dhe Kim: Ata s’kanë thënë asgjë, por shkruhet se disa klube i duan këta lojtarë. Kjo shpesh o problem dhe nuk e tregon realitetin”, deklaroi ai.

Manchester Unitedi po e ëndërronte transferimin e holandezit si zëvendësuesi i Raphael Varane, që pritet të largohet nga “Old Trafford” sapo kontratë t’i skadojë.

Në fakt, United do të bëjë shumë ndryshime në aspektin defansiv duke e larguar edhe Jonny Evans, si dhe shitur Victor Lindelof, kësisoj Harry Maguire dhe Lisandro Martinez mund të mbesin dy qendërmbrojtësit e vetëm.

Lajme të ngjashme