De Ligt: Goli i anuluar e bëri ndryshimin - NACIONALE

De Ligt: Goli i anuluar e bëri ndryshimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Bayern Munichut Matthijs de Ligt thotë se goli i tij i anuluar e bëri ndryshimin në përballjen ndaj Real Madridit.

Holandezit iu anulua një gol në minutën e fundit, me gjyqtarin që fishkëlloi para se holandezi të godiste topin.

Për “DAZN”, De Ligt thotë se ky incident e bëri ndryshimin e lojës.

“Nuk dua të them që Real Madridi favorizohet nga gjyqtarët, por kjo e bëri ndryshimin sonte”.

“Real Madrid, kur mendon se kanë vdekur ata e kanë frymën e fundit. Prandaj edhe kanë 14 trofe të Ligës së Kampionëve”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madridi në finale do të përballet me Borussia Dortmundin.

Lajme të ngjashme