De Laurentiis insiston se nuk e shet Victor Osimhenin - NACIONALE

De Laurentiis insiston se nuk e shet Victor Osimhenin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis insiston se klubi nuk do ta shesë sulmuesin Victor Osimhen këtë verë pas interesimit të madh të skuadrave evropiane.

Nigeriani ka qenë ndër kryesorët në suksesin e Napolit këtë edicion, ku fituan titullin e Serie A pas plot 33 viteve.

Falë kësaj, Osimhen është kërkuar nga disa gjigantë evropianë e sidomos pasi deklaroi se ëndërron të luajë në Premierligë, mirëpo De Laurentiis ka konfirmuar se nuk e lejon të largohet.

"Unë nuk do ta shesë Victor Osimhenin në verë, në asnjë mënyrë", ai tha për Cinque Minuti.

Manchester United thuhet të jetë skuadra më e interesuar me trajnerin Erik ten Hag që ka dëshirë për ta sjellë kualitetin e lojtarit në "Old Trafford".

Kartoni i Osimhenit mund të kushtojë 100 milionë euro edhe pse Napoli kërkon mbi 150 milionë sosh, pasi ka kontratë deri në vitin 2025.

Në anën tjetër trajneri i Nigerisë, Jose Peseiro ka deklaruar se do të jetë vështirë për "Napolitanët" ta mbajnë lojtarin.

"Të gjithë duan ta blejnë atë, nuk do të jetë lehtë për Napolin që ta mbajnë në verë".

"Nëse Napoli kërkon me të drejtë milionat për çmimin e tij, jam i bindur se do të ketë disa klube që ua plotësojnë kërkesat e larta. Ky Osimhen do të jetë yll tek secila skuadër në botë".

Lajme të ngjashme