De Jong dhe Araujo shiten në verë? Drejtori i Barcelonës jep detaje
Drejtori sportiv i Barcelonës Deco e ka mohuar shitjen e mundshme të dy yjeve Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo, pavarësisht që kanë qenë të lidhur me Manchester Unitedin.
Klubi katalunas është në gjendje të rëndë financiare, andaj duhet t’i lirojë rreth 174.8 milionë funte në paga.
Por, nëse duan nënshkrime të reja atëherë disa prej futbollistëve aktual do t’iu tregohet ‘dera’, megjithatë Deco thotë se një situatë e tillë s’vlen për De Jong, Araujo ose Robert Lewandowskin.
“Asgjë s’do të ndodh me ta (Araujo dhe De Jong). Kanë kontratë dhe të gjitha klubet e mëdha duan t’i mbajnë lojtarët e mëdhenj dhe këta janë disa prej tyre”.
“Janë lojtarë të rëndësishëm për tani dhe të ardhmen. Kanë fituar të drejtën për të qenë këtu, respektin e tifozëve dhe të gjithëve. E dimë se ku duam të shkojmë prandaj mbështetemi te ta”.
“Ai (Lewa) është referencë botërore. Ka aftësinë për të shënuar gola. Kemi parë pak futbollistë profesionist dhe të dedikuar për futbollin si ai. Është dhuratë për ne”, tha ai për "Moviestar".
Si De Jong, ashtu edhe Araujo kanë qenë titullar të padiskutueshëm nën urdhrat e Xavi Hernandez këtë sezon, me holandezin që ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat, kurse uruguaiani 28.
Sa i përket polakut, ka qenë top golashënuesi me 18 gola në 35 paraqitje.