De Bruyne vazhdon shkëlqimin ndaj Arsenalit, realizon edhe golin e dytë personal
Manchester City ka shënuar edhe golin e tretë në "Etihad" në derbin kundër Arsenalit.
Ishte prapë mesfushori Kevin de Bruyne që realizoi pas një goditje precize nga afërsia.
Belgu mori një top në mesfushë duke ia pasuar Erling Haaland, i cili ia ktheu duke e vendosur përballë Gabriel dhe me një goditje të saktë arriti ta mposhtë Ramsdale (54').