De Bruyne: S'e kuptoj pse u zgjodha lojtari i ndeshjes, nuk luajta aspak mirë
Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin de Bruyne thotë se nuk e kupton pse e fitoi çmimin lojtari i ndeshjes ndaj Kanadasë.
De Bruyne luajti titullar në fitoren 1:0 ndaj Kanadasë, por vërtetë paraqitja e tij ishte larg asaj që jemi mësuar ta shohim.
Sidoqoftë, pasi Belgjika arkëtoi pikët e plota në ndeshjen e parë, De Bruyne u shpall lojtari i ndeshjes.
Ai vetë e ka pranuar se nuk e dinë si e fitoi këtë çmim, duke pretenduar që emri i tij ka ndikuar.
"S'e kuptoj pse u zgjodha lojtari i ndeshjes, nuk mendoj që zhvillova një ndeshje të mirë. Ndoshta është për arsye të emrit tim", tha shkurtimisht ai.
Kevin De Bruyne on being named player of the match:
— B/R Football (@brfootball) November 23, 2022
"I don't think I played a great game. I don't know why I got the trophy. Maybe it's because of my name." pic.twitter.com/JLvhOo3Iiz