De Bruyne: Nuk kam marrë ndonjë ofertë, të shohim nëse vjen ndonjë vlerë absurde
Mesfushori Kevin de Bruyne ka lënë të hapur mundësinë për të qëndruar te Manchester City, por gjithashtu deklaroi se po pret ndonjë ofertë “astronomike”.
Belgu befasoi të gjithë muajin e kaluar duke pranuar se do ta konsideronte ndonjë ofertë të mëdha financiare nga klubet arabe.
Al Nassr thuhet se është skuadra më e interesuar, mirëpo De Bruyne ka treguar se ende s’ka marrë ndonjë ofertë zyrtare andaj me situatën aktuale do të mbetet te City.
“Të qëndrosh te City? Po, po. Kam lexuar shumë spekulime për kalimin në Arabinë Saudite, mirëpo nuk kam biseduar me askënd”.
“Nëse vjen ndonjë ofertë e mirë atëherë i thua Pep se dëshiron të largohesh dhe kjo është e mundur. Kjo ndoshta është ndryshe në klubet tjera, por asnjëherë s’kam dhënë indikacione se dua të largohem”.
“Kam para më shumë se mjaftueshëm. Por, nëse ndonjë vlerë absurde vjen atëherë është për familjen, të dashurit, nipërit, stërnipërit dhe miqtë e mi”, tha ai për “HLN”.
🚨 Kevin de Bruyne: “Staying at City? Yes, yes… I’ve read a lot of headlines about a transfer to Saudi Arabia, but I haven’t spoken to anyone”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2024
“If there’s a good offer and you tell Pep you want to leave then it is possible. This may be different at other clubs. But I have… pic.twitter.com/iyzr4B2Gn0
Përndryshe, De Bruyne po përgatitet që me Belgjikën të zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Francës.