David Raya e mbështet veten për t’u bërë portieri kryesor i Arsenalit - NACIONALE

David Raya e mbështet veten për t’u bërë portieri kryesor i Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri David Raya insiston se është duke e mbështetur veten për t’u bërë zgjedhja e parë te Arsenal, por e pranoi se nuk e di nëse do të jetë titullar në derbin londinez.

Spanjolli kaloi te “Topçinjtë” në formë huazimi nga Brentford këtë verë me opsion blerje për 27 milionë funte vitin tjetër.

Edhe pse fillimisht u la në stol, Raya ishte titullar në dy ndeshjet e fundit dhe së fundmi deklaroi se dëshiron të fitojë vendin në formacionin bazë.

Sigurisht, është diçka që secili lojtarë duhet ta bëjë, ta mbështes veten për të hyrë në formacion dhe prandaj kalova te Arsenal, derisa tani do të provoj të bëj më të mirën kur të jem i zgjedhur”.

Nuk e di kur do të luash dhe kjo është gjëja më e vështirë. Të debutosh te një klub si Arsenali dhe të kesh Aaron si bashkëlojtar e bën më të vështirë, por erdhi shpejtë sepse s’e di kur do të ndodhë dhe duhet të jesh gati”.

Është ëndërr e bërë realitet që të luash në nivelin më të lartë prandaj jam shumë i kënaqur që bëra debutimin, por gjëja kryesore është rezultati dhe që morëm tre pikë në fund”.

Raya pritet ta mbajë vendin edhe ndaj Tottenhamit, por spanjolli nënvizoi se nuk e di nëse do të jetë në portë.

E kuptoj dhe mendoj se është hera e parë që dy portierë janë në të njëjtën skuadër”.

Është pjesë e futbollit. Kam luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe tani të shohim çfarë do të ndodhë të dielën”.

Jam zgjedhur vetëm në dy ndeshje, ishte zgjedhje e trajnerit dhe jo e imja dhe kur Aaron të vjen ai duhet të luftojë për skuadrën dhe të fitojë ndeshje”.

Ai është i shkëlqyeshëm, bashkëlojtar dhe lider gjithashtu. Jemi bashkëlojtar në fundin e ditës”.

Lajme të ngjashme