Dardanët: Nuk kemi qenë pjesë e përleshjes
Tifozët e Kosovës “Dardanët” thonë se nuk janë përleshur mes vete, por që e tëra ndodhi si pasojë e një keqkuptimi i një anëtari me një pjesëtar sigurimi.
Të premten u publikuan disa pamje, ku dyshohej se tifozët e Kosovës “Dardanët” u rrahen mes vete pasi pësuan golin e dytë.
Megjithatë, “Dardanët” thonë se nuk ishin të pranishëm mirëpo kishte një keqkuptim.
“REAGIM
…lidhur me raportimin në media për përleshjen e pretenduar të Dardanëve
Ju njoftojmë se Dardanët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e përleshjeve e as nuk do të bëhen pjesë e tyre. Për pamjet që qarkullojnë, nga ajo çfarë na është thënë edhe nga anëtarët tanë, bëhet fjalë për një keqkuptim të një anëtari me një pjesëtar sigurimi që duket të ketë tejkaluar kompetencat.
Gjithsesi, si tifogrup do të mbledhim të gjitha informacionet e detajuara për të zbardhur të vërtetën e plotë, ndërkaq ftojmë mjetet e informimit që konform etikës të kontaktojnë organet tona drejtuese për cilëndo informatë”, shkruan ata ndër të tjera.
Kosova përndryshe në ndeshjen e radhës përballet me Qipron, kurse ka nevojë t’i arkëtojë pikët e plota për të mbetur në garë për kualifikim, me shpresën që Rumania të dështojë në një nga ndeshjet e radhës.