“Dardanët” dhe klubet kosovare shprehin ngushëllime për Erjon Morinën
Klubet e Kosovës si Ballkani e Llapi kanë shprehur ngushëllime për futbollistin Erjon Morina.
Morina ndërroi jetë të enjten në mëngjes pas një sulmi që kishte në fushë, ku që disa javë ishte në luftë për jetë, por fatkeqësisht s’ia doli.
Nuk ka munguar shumë dhe kanë nisur ngushëllimet drejt familjes Morina. Si “Dardanët” ashtu edhe klubet Ballkani e Llapi kanë dhënë mbështetje për familjen në këtë moment të vështirë.
“Më keq se kaq nuk mund të niste kjo ditë. Përkundër lutjeve tona që Zoti të na kthejë Morinën nga gjendja në të cilën ishte tash e sa javë, duket se ai e deshi më shumë. Erjoni iku herët, por ka lënë prapa një boshllëk, dhe jo vetëm për familjen e tij. Ngushëllime komunitetit futbollistik, teksa shpirti i tij i njomë u prehtë në paqe!”, shkruan tifozët e Kosovës “Dardanët”.
“Prehu në paqe, Kampion 🕊️
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin se ish-futbollisti ynë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë.
Dhimbja për Erjonin do të jetë e madhe për të gjithë ne që e njohëm.
Do të na mungosh, Erjon! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.
"Ngushëllime të sinqerta familjes Morina për humbjen e më të dashurit të tyre. Jemi pranë jush në këtë moment të vështirë!”, shkroi Llapi.
“Telegram ngushëllimi!
Të pikëlluar morem lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të futbollistit Erjon Morina.
FC Ballkani shpreh ngushellime familjes Morina dhe gjith komunitetit sportiv në Kosovë.
Prehu në paqe Erjon!”, shkroi Ballkani.