Danimarka e mposht Francën, Kroacia lehtësisht triumfon ndaj Austrisë - NACIONALE

Danimarka e mposht Francën, Kroacia lehtësisht triumfon ndaj Austrisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Danimarkës ka bërë befasinë duke shënuar fitore ndaj Francë (2:0), derisa Kroacia ka arkëtuar pikët e plota si mysafir i Austrisë (1:3).

Franca e nisi shumë më mirë sfidën ndaj Austrisë duke pasur posedimin dhe raste më shumë, por që assesi nuk i konkretizonin rastet.

Kur askush nuk e priste, Kasper Dolberg shënoi nga afërsia pas një asistimi të mahnitshëm Mikkel Damsgaard (34').

Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë Andreas Skov Olsen, dyfishoi epërsinë me një gjuajtje vollej të shkëlqyeshme Thomas Delaney (39').

Në pjesën e dytë, Franca ishte dukshëm më e mirë se Danimarka duke pasur shumë raste shënimi, por që asnjërën nuk e konkretizoi prej tyre.

Kësisoj, Danimarka e mbyll si pozitë e dytë në tabelë këtë gazë të Ligës së Kombeve në grupin A me 12 pikë të mbledhura, derisa Franca e përfundon në vendin e tretë me vetëm pesë pikë.

Nga ana tjetër, Kroacia me fitore jo të vështirë ndaj Austrisë, me rezultat 1:3, ka siguruar avancimin tutje si lider i grupit, pra direkt në "play-off".

Mesfushori Luka Modric kaloi në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Vlasic (6').

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë mesfushori Christoph Baumgartner, me një gol të bukur pas një asistimi të Sabitzer (9').

Ndeshja vazhdoi të jetë shumë e hapur tek të dy skuadrat, por që assesi nuk i finalizonin aksionet.

Në pjesën e dytë, Kroacia shënoi edhe dy herë të tjera për t'i arkëtuar pikët e plota, që të prejë biletën për avancimin tutje.

Ishte Marko Livaja që vendosi sërish mysafirët në epërsi pas një asistimi të Ivan Perisic (69').

Kurse, vetëm tre minuta më vonë Dejan Lovren vulosi fitoren e Kroacisë pas Majer (72').

Kështu, Kroacia avancon tutje si lider i grupit të parë, liga A të Ligës së Kombeve me 13 pikë të mbledhura, derisa Austria bie në ligën B me katër pikë.

Lajme të ngjashme