Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Rumani - NACIONALE

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Rumani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës do ta fillojë sezonin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator, kur do të përballet me Rumaninë, në Fadil Vokrri.

Federata e futbollit të Kosovës ka njoftuar se nga ky moment kushdo që është i interesuar për të parë ndeshjen, biletat janë në shitje.

📣DALIN NË SHITJE BILETAT KOSOVA 🇽🇰🆚🇷🇴 RUMANIA 🎟️mund t’i blini në...

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova on Friday, August 23, 2024

Për të blerë një biletë duhet të keni një llogari këtu, dhe ato do të shiten vetëm online.

Çmimet do të jenë si në ndeshjet e tjera zyrtare të Kombëtares së Kosovës.

Në tribunat në JUG DHE VERI, një biletë kushton 5 euro, ndërsa 10 euro kushton në LINDJE E 20 në PERËNDIM.

Kosova do ta luajë edhe një ndeshje në Ligën e Kombeve në muajin shtator.

Dardanët më 9 shtator e vizitojnë Qipron, e pastaj dy ndeshjet e radhës do të jenë në muajin tetor.

Lajme të ngjashme