Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët se biletat për ndeshjen ndaj Izraelit tashmë kanë dal në shitje.
Të martën u raportua se ekziston mundësia që ndeshja Kosovë – Izrael të zhvillohet me “dyer të mbyllura”, mirëpo që UEFA ka vendosur që tifozët të lejohen në stadium.
Çmimet e biletave mbesin të njëjta, pra 5, 10, 20 dhe 80 euro.
Për të siguruar biletë, mund të klikoni KËTU.