Daja: Shpresoj se kjo ndeshje s’vendos për titull
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, shpresoj se barazimi i skuadrës së tij me rivalin Drita të enjten, nuk do të vendosë në garë për titull në Superligë, derisa u ankua për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të kampionit këtë sezon.
Edvin Kuç e kaloi skuadrën e Ilir Dajës në epërsi pas vetëm 17 minutave lojë, duke shuar me kokë, pas një harkimi nga Astrit Thaqi – por një gol nga Leonat Vitija në fund të pjesës së parë i siguroi vizitorëve një barazim.
Duke folur pas ndeshjes, Daja e arsyetoi barazimin – i cili ishte i tretë radhazi në ligë për Ballkanin – me orarin e ngjeshur që klubi ka pasur këtë sezon në tri fronte, Superligë, Ligën e Konferencës dhe në kupë.
“Kampionati i Kosovës është në javën e 24. Ne jemi në garë edhe për Kupën e Kosovës, e kemi qenë edhe në Evropë jemi skuadra me dyfishin e ndeshjeve me shumë se skuadrat tjera. Futbolli nuk është sport ekzakt”, tha Daja.
Ai është i vetëdijshëm se klubi gjilanas është rival serioz i Ballkanit në garë për titull dhe beson se nga këtu edhe gabimet më të vogla do të jetë vendimtare.
“Me Dritën jemi pretendent për titull, dhe shpresoj që kjo ndeshje mos të vendos garën për titull, besoj që kush gabon me pak në vazhdimësi fiton kampionatin” shtoi ai.
Sikur të mos ishte për Ilir Blakçori, Ballkani do ta kishte fituar ndeshjen fare në fund, pasi mbrojtësi anësor e shpëtoi skuadrën e Dritës nga pësimi i një gol në kohën shtesë, duke e larguar topin nga vija e portës.
Ballkani vijon të jetë lider pavarësisht që nuk ka fituar që tri javë, me një epërsi prej vetëm dy pikëve tani ndaj Dritës.
