Cucurella: Kemi shansin për ta fituar “Euro 2024” - NACIONALE

Cucurella: Kemi shansin për ta fituar “Euro 2024”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Chelseas Marc Cucurella ka optimizëm se mund ta fitojë Kampionatin Evropian “Euro 2024” për Spanjën.

Edhe pse u kritikua tërë sezonin, Cucurella ka bërë paraqitje fantastike me Spanjën, ndërsa do të nis nga minuta e parë në finale kundër Anglisë.

Për faqen zyrtare të UEFA-s, pak para lojës spanjolli deklaroi se kanë një shans të mirë që të kthehen me trofe në shtëpi.

Është ndjenjë shumë e veçantë për të qenë këtu, që të jem titullar. Sot është një natë për t’u shijuar, kemi pushuar dhe jemi gati”.

Kemi punuar shumë për të qenë këtu, kemi vuajtur, jemi familje dhe tani duhet të jemi në nivelin tonë, ta shijojmë lojën dhe do të kemi një shans për të fituar”.

Anglia është shumë e vështirë, kanë shumë talentë, por e dimë se çfarë duhet të bëjmë, ta ndjekim planin tonë dhe do të kemi një shans për ta fituar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme