CSGO: BNE-ja e vazhdon garon sot, këtu mund ta ndiqni live
Sot nga ora 12:30 Bad News Eagles zhvillojnë ndeshjen kundër ekipit Francez "HEET" në turneun “BetBoom playlist Urbanistic 2023”.
Ky turne zhvillohet në tri formate të ndryshme duke filluar në grupe në formatin “Swiss” për të vazhduar në “Play-in” që mbahet në formatin eliminim i dyfishtë , e më pas në play-off, ku humbja nënkupton eliminim nga gara.
“Shqiponjat” nga Kosova në ndeshjet kundër ekipit “HEET” në të kaluarën kanë një rezultat prej 5 fitoreve dhe 5 humbjeve.
Bad News Eagles për momentin ndodhen në fazën e grupeve me një rekord të dy fitoreve dhe një humbje dhe nëse e fitojnë ndeshjen e sotme mbledhin tre fitore në total në fazën e grupeve dhe kualifikohen për fazen e dytë në “Play-in”, ndërsa nëse humbin do të kenë vetëm edhe një mundësi për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
Ndeshjen mund ta ndiqni duke klikuar në këtë link: BNE LIVE
E me fillim nga ora 19:00 do luajnë kundër ekipit “SAW” nga Portugalia në turneun “ESL Challenger League”. “Shqiponjat” kanë një lojë të humbur në këtë turne nga ekipi polak “9INE” dhe është mundësia e fundit që të kualifikohen më tutje.
Ekipi që e fiton këtë turne fiton 20.000 dollarë dhe fiton mundësinë që të hyjnë në ESL PRO LEAGUE që është një ndër kompeticionet më të rëndësishme dhe në botën e CS:GO më e rëndësishme se shuma prej 20.000 dollarë.
Në baze të historisë nga ndeshjet mes këtyre dy ekipeve Shqiponjat janë favorit i kësaj ndeshjeje pasi që në të kaluarën e kanë mposhtur nëntë herë dhe janë mundur dy herë nga ekipi “SAW”. /Orselina Lazraj/
