Cristiano Ronaldo zbulon se çfarë do t’i mungojë më së shumti kur të pensionohet
Sulmuesi Cristiano Ronaldo thotë se adrenalina e futbollit është ajo që do t’i mungojë më së shumti kur të vjen dita për t’i “varur këpucët”.
39-vjeçari ka thyer rekorde të njëpasnjëshme duke marrë epitetin e njërit ndër më të mirëve në histori, kurse ka fituar edhe pesë herë Topin e Artë.
Kontrata aktuale e Ronaldos me Al Nassr vazhdon deri më 2025, por portugezi ka dhënë indikacione se dëshiron të luajë në Kupën e Botës 2026.
I pyetur se çka do t’i mungojë më së shumti kur të pensionohet në podcastin me Rio Ferdinand, ai tha: “Do të më mungojë adrenalina, ose që të jem nervoz”.
“Në pjesët e tjera jam në kontroll. Kam njerëz të mirë përreth, kam biznes të mirë, të ardhura në nivel”.
“Por, adrelina e futbollit kurrë më nuk do të ekzistoj. Ti thua 40 vjeç “Unë jap gjithçka”. Nuk ka rëndësi, 41 ose 42”.
“Prandaj vazhdoi me të njëjtën mënyrë dhe kujdes shumë për vetën, punoj njëjtë sepse e di që edhe dy apo tre vite mund të prodhoj diçka të mirë”.
Ronaldo pret të ndihet i humbur kur të vendos të pensionohet, mirëpo është i emocionuar për aventurën e re në biznes.
“Sigurisht do të më mungoj futbolli. Më gjasë do të jem pak i humbur, çfarë të bëj? Ti mendon se do të qaj? Ndoshta pak sepse jam i ndjeshëm”.
“Por, kam gjëra tjera për t’u shqetësuar, do të jem pjesë e biznesit për të cilën jam shumë i emocionuar”.
“Do të jetë sfiduese për mua, dua të jem më i përfshirë në biznes”.