The Sun: Cristiano Ronaldo po i jep kritika të vazhdueshme Marcus Rashfordit
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka dhënë kritika konstruktive ndaj Marcus Rashford pasi ky i fundit nuk është duke pasur kohën më të mirë te Manchester United.
37-vjeçari ka humbur vendin e tij në formacionin fillestar të United këtë sezon dhe ka luajtur vetëm një herë në Premierligë si titullar.
Rashford ka qenë përfituesi kryesor i vendimit të Ten Hag për të lënë Ronaldon në stol dhe sulmuesi anglez ka rifituar formën e tij më të mirë këtë sezon, duke shënuar tre herë në gjashtë ndeshje.
Kjo shkaktoi pak polemika mes dyshes në gusht, kur Ronaldo ishte ende këmbëngulës në dëshirën e tij për t'u larguar nga “Old Trafford”.
Ronaldo mungoi në turneun para-sezonal të United dhe shumë nga shokët e tij të skuadrës ishin të etur për ta parë 37-vjeçarin të largohej nga klubi pasi mendonin se prania e tij ishte një pengesë.
Por, “The Sun” thotë se qëndrimi i Ronaldos është përmirësuar që nga mbyllja e afatit kalimtar veror dhe u bë e qartë se ai nuk do ta realizonte dëshirën e tij për t'u larguar nga “Old Trafford” se paku jo verën e kaluar.
Ronaldo tani ka rizbuluar fokusin e tij dhe tani po i jep një dorë ndihmë Rashfordit, i cili po e mban atë jashtë skuadrës.
Thuhet se portugezi po i jep Rashford kritika 'konstruktive' në lidhje me pozicionimin, vendimmarrjen dhe zgjedhjet e tij të drejtimit.
Rashford thuhet se është i befasuar me ndihmën e Ronaldos dhe e vlerëson sinqerisht kohën që ai ka marrë për ta ndihmuar atë me lojën e tij.
Ndërkohë, nga ana tjetër – Manchester United është duke u këndellur nën urdhrat e Erik ten Hag dhe vikendin e ardhshëm do ta zhvillojnë sfidën e vështirë në udhëtim te rivali lokal, Manchester City.
Sa i përket “Djajve të Kuq”, renditen në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë, gjashtë më pak se lideri Arsenal.