Cristiano Ronaldo: Nuk e mendoj rikthimin te Sportingu, nuk ka kuptim - NACIONALE

Cristiano Ronaldo: Nuk e mendoj rikthimin te Sportingu, nuk ka kuptim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez Cristiano Ronaldo e ka mohuar rikthimin e mundshëm te skuadra ku e nisi karrierën, Sporting CP.

Edhe pse vazhdimisht kishte spekulime se Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu, për ta mbyllur karrierën aty ku e nisi, shkaku se kontrata aktuale me Al Nassr i skadon në verë, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ronaldo së fundmi ka konfirmuar se asnjëherë nuk e ka menduar rikthimin te Sportingu, pasi sipas tij nuk ka kuptim.

“Rikthimi te Sporting? Jo, kurrë, nuk ka kuptim. Karrierën e nisa në Portugali dhe nuk është sepse nuk më pëlqen futbolli portugez ose që nuk mendoj se ka kualitet”.

Por, gjithçka ka kohë dhe limit dhe nuk e kam menduar kurrë për të qenë plotësisht i sinqertë”, deklaroi ai.

Ronaldo gjithashtu deklaroi se asnjëherë nuk e ka menduar se do të luante deri në këtë moshë.

“Nëse do të ishte para 10 viteve, do të thosha jo, do të thosha se ndoshta mund të luaj deri në moshën 34 ose 35-vjeçare”.

Por gjërat vazhdojnë, jetojmë në të tashmen dhe trupi im përgjigjet. Gjithnjë iu them miqve se të luaj pas moshës 35, të luash futboll është dhuratë”.

Në moshën 40-vjeçare ende po e bëj dallimin... sigurisht nuk e kam imagjinuar, por është sfidë e bukur”.

Lajme të ngjashme