Cristiano Ronaldo larg futbollisti më i paguar në botë - NACIONALE

Cristiano Ronaldo larg futbollisti më i paguar në botë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo është duke mbajtur epitetin e futbollistit më të paguar në botë.

Portugezi po vazhdon të shkëlqejë te skuadra arabe Al Nassr, ku vitin 2023 ishte golashënuesi numër një në botë, duke lënë prapa edhe emrat si Erling Haaland e Kylian Mbappe.

Megjithatë, përveç golave Ronaldo po kryeson edhe në listën e më të paguarve, ku sipas të dhënave të fundit është shumë larg futbollisti më i paguar në botë, ku merr 204.9 milionë funte për vit, gati 100 milionë funte më shumë se Lionel Messi që renditet në pozitën e dytë.

Top 10 lojtarët më të paguar për momentin:

1.Cristiano Ronaldo – 204.9 milionë funte

2.Lionel Messi – 106.4 milionë funte

3.Neymar – 88.2 milionë funte

4.Kylian Mbappe – 86.7 milionë funte

5.Karim Benzema – 83.5 milionë funte

6.Erling Haaland – 45.7 milionë funte

7.Mohamed Salah – 41.7 milionë funte

8.Sadio Mane – 40.9 milionë funte

9.Kevin de Bruyne – 30.7 milionë funte

10.Harry Kane – 28.3 milionë funte.

Ndërkohë, ylli portugez së fundmi është shëruar nga lëndimi që pësoi në stërvitje dhe po përgatitet për vazhdimin e sezonit me Al Nassr.

Ai këtë vit synon ta fitojë kampionatin arab pavarësisht që kanë mbetur pak mbrapa nga rivali Al Hilal, si dhe Ligën e Kampionëve në Azi.

Ndër të tjera, Ronaldo pritet të ftohet nga Portugalia për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që do të nis në qershor.

Lajme të ngjashme