“Cristiano Ronaldo ka pasionin për t’u rikthyer sërish te Man Unitedi” - NACIONALE

“Cristiano Ronaldo ka pasionin për t’u rikthyer sërish te Man Unitedi”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka pasionin dhe dedikimin për të bërë një tjetër rikthim shokues te Manchester Unitedit, sipas ish bashkëlojtarit Louis Saha.

Saha dhe Ronaldo luajtën së bashku nën urdhrat e Sir Alex Fergusonit, me francezin që e ka këshilluar 39-vjeçarin të bëhet trajner.

Saha në fakt beson se Ronaldo mund të kthehet në “Old Trafford” si trajner, ose ndoshta edhe si menaxher.

“Cristiano Ronaldo ka pasionin dhe dedikimin për t’u rikthyer te Manchester Unitedi një ditë”.

“Kjo mund të ndodhë si trajner ose edhe si menaxher. Periudha e dytë nuk shkoi siç shpresonin të gjithë dhe mund të shihni se kjo e ka zemëruar”.

“Nuk e kishte formulën e njëjtë dhe nuk pa pasionin nga lojtarët e rinj që ishte mësuar të sheh”.

“Tani, i duhet të mësojë një mënyrë të re për të komunikuar kur të bëhet trajner, që ndoshta nuk ishte aq e vështirë ose direkte kur ishte në klub”.

“Ai do të punojë që të jetë i suksesshëm dhe ka të gjithë dijeninë. E kemi parë Roy Keane që i hynë menaxhmentit dhe ka sukses”.

“Cristiano do të kuptoj se çfarë i duhet për t’u bërë trajner dhe nuk shoh ndonjë arsye se pse nuk do të ishte e suksesshme”, deklaroi ai.

Ronaldo megjithatë nuk po e konsideron pensionimin ngase dëshiron të fitojë trofe me Al Nassr.

Lajme të ngjashme