Cristiano Ronaldo e thirr Casemiron për ta bindur që t’i bashkohet Al Nassr
Legjenda e Manchester Unitedit Cristiano Ronaldo e ka kontaktuar ish bashkëlojtarin Casemiro me shpresën që ta bind t’i bashkohet Al Nassr në verë.
Dyshja ishin bashkëlojtar te Real Madridi për gjashtë vite, ndërsa më pas u ribashkuan te Man Unitedi më 2022.
Sidoqoftë, Ronaldo momentalisht është i palumtur me përforcimet e Al Nassr dhe iu ka kërkuar të bëjnë disa investime të duhura, në mënyrë që të garojnë me Al Hilalin për të gjitha trofetë sezonin tjetër.
Sipas asaj që raporton “Marca”, Ronaldo ka marrë hapat e parë për ta bindur brazilianin që të shkojë në Arabinë Saudite.
Man United pagoi 60 milionë euro për Casemiron para dy viteve, mirëpo do të pranonin ta shisnin për gjysmën e këtij çmimi në afatin e ardhshëm veror.
“Djajtë e Kuq” duan të bëjnë një revolucion në mesfushë, duke kërkuar dy transferime andaj yjet si Casemiro, Sofyan Amrabat dhe Christian Eriksen më shumë gjasë do të largohen.
Al Nassr përpos Casemiros është duke ëndërruar edhe transferimin e yllit të Manchester Cityt Kevin de Bruyne, mirëpo deri më tani as nuk i ka nisur negociatat me gjigantin anglez, meqenëse belgu nuk iu ka kthyer përgjigje.