Cristiano Ronaldo e kërkon transferimin e Fernandesit te Al Nassr
Sulmuesi Cristiano Ronaldo e ka këshilluar Al Nassr që të tentojë në verë të nënshkruajë me mesfushorin Bruno Fernandes, me klubin arab është i përgatitur për të ofruar sa të kërkojë Man Unitedi.
Fernandes mori shiritin e kapitenit verën e kaluar, ndërsa ka qenë fantastik këtë sezon duke shënuar 15 gola në 45 paraqitje, kurse ka regjistruar edhe nëntë asistime.
Megjithatë, 29-vjeçari ka marrë kritika shpesh herë që s’paraqitet në kohën e duhur, me “Djajtë e Kuq” që zhgënjyen këtë sezon.
Sipas “Daily Mirror”, klubet arabe janë duke e vëzhguar situatën dhe Al Nassr besohet të jetë destinacioni më i duhur si dhe ka qenë kërkesë e Ronaldos që të ta nënshkruajnë në verë.
Ronaldo beson se me Fernandes si dhe disa përforcime tjera, Al Nassr mund të hyjë fuqishëm në garën për të gjitha trofetë në Lindjen e Mesme.
Al Nassr në anën tjetër është gati t’i ofrojë Fernandesit sa para të kërkojë vetëm që ta bindin, pra një mënyrë e ngjashme e punës që bën me Sadio Mane, Aymeric Laporte dhe Marcelo Brozovic.
Fernaandes është pjesë e Unitedit që nga viti 2020, ndërsa ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale.
Portugezi ka munguar në dy humbjet e fundit të Unitedit ndaj Crystal Palace, respektivisht Arsenalit dhe tani shpreson të kthehet ndaj Newcastle Unitedit në mbrëmje.