Cristiano Ronaldo e humb penalltinë në kohën shtesë, Al Nassr eliminohet nga Kupa e Mbretit
Al Nassr është eliminuar nga 1/18 e finales në Kupën e Mbretit duke pësuar humbje në shtëpi ndaj Al Taawon.
Edhe pse favorit, skuadra vendase dëshpëroi me paraqitje duke pësuar humbje me rezultat minimal 0:1.
Goli i Flavios e bëri dallimin duke e kualifikuar Taawonin në fazën tjetër, në sfidën ku Al Nassr kishte shumë raste shënimi por iu mungoi finalizimi.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo doli të jetë fytyra tragjike për Al Nassr, shkaku që e humbi penalltinë në minutën e fundit të kohës shtesë duke goditur mbi portë.
Ronaldo missed a pen and knocked his team out of the competition 😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭pic.twitter.com/aG8cgqjHCF
— . (@Pxxdressi) October 29, 2024
Kësisoj, Al Nassr përshëndetet me Kupën e Mbretit, ndërsa i mbetet të fokusohet në Ligën e Kampionëve si dhe kampionatin arab.