Cristiano Ronaldo: Do të qëndroj te Al Nassr, liga po rritet - NACIONALE

Cristiano Ronaldo: Do të qëndroj te Al Nassr, liga po rritet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do ta vazhdojë karrierën te Al Nassr edhe për vitin e ardhshëm.

Portugezi e përfundoi sezonin në Arabinë Saudite pa asnjë trofe, me Al Nassr që e humbi titullin dhe u eliminua nga kupat e tjera.

Në një intervistë për Ligën Saudite, Ronaldo ka folur për adaptimin dhe kampionatin arab, por gjithashtu konfirmoi se do të vazhdojë te Al Nassr.

Mendoj se liga është shumë e mirë, por ka shumë mundësi që të rritet. Liga është garuese. Keni skuadra të mira, lojtarë të mirë arab. Infrastruktura duhet të përmirësohet edhe pak. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR, duhet të jenë më shpejtë. Ka disa gjëra të vogla që duhet të përmirësohet”.

Por jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj këtu. Do të vazhdoj këtu. Në mendimin tim nëse do të vazhdojnë me këtë punë, liga saudite do të jetë në top pesë në botë”.

Tutje, portugezi komentoi prezantimin te Al Nassr ku tregoi se ka qenë tejet i befasuar nga mikpritja fantastike.

Ditën e parë që isha këtu, isha pak nervoz siç pritet. Stadiumi ishte plot, isha me familjen. Tani është më ndryshe, më i relaksuar, adaptuar. Kujtime të mira”.

Më kujtohet dita e parë, prezantimi ishte i mrekullueshëm. E prisja sepse ishte ditë e veçantë jo vetëm për mua dhe familjen. Por ishte komplet ndryshe dhe isha i befasuar në shumë mënyra. Është një ndër momentet më të mira në futboll”.

Pritjet e mia ishin pak më ndryshe. Prisja të fitoja ndonjë trofe këtë vit, por jo gjithmonë shkon siç mendon ose dëshiron. Ndonjëherë duhet durim. Jemi përmirësuar shumë. Në këta pesë apo gjashtë muaj jemi përmirësuar, e gjithë liga në fakt. Të gjitha skuadrat. Duhet kohë ndonjëherë por kur beson gjithçka është e mundur”.

Ronaldo në fund shtoi se liga do të përmirësohet shumë më shumë kur të vijnë emra të mëdhenj.

Në Evropë stërvitemi më shumë në mëngjes, këtu në mesditë ose mbrëmje. Kur nisët Ramazanin, po stërviteshim në ora 22:00 të mbrëmjes, ishte shumë e çuditshme. Eksperiencë, kujtime dhe situatë ndryshe. Është vështirë, por nuk është asgjë që nuk kam parë më herët”.

Nëse vijnë emra të mëdhenj, të rinj ose të vjetër, janë shumë të mirëpritur sepse liga do të përmirësohet. Mosha nuk është e rëndësishme, por lojtarët garues varen nga shumë faktorë”.

Lajme të ngjashme