Cristiano Ronaldo do të kthehet në Evropë për të luajtur, konfirmon trajneri i Al Nassr - NACIONALE

Cristiano Ronaldo do të kthehet në Evropë për të luajtur, konfirmon trajneri i Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo do të kthehet në Evropë për të luajtur, pasi ta ketë përfunduar qëndrimin në Arabinë Saudite, sipas kryetrajnerit të tij në Al Nassr Rudi Garcia.

Kapiteni i Portugalisë e ndërpreu marrëveshjen me Manchester Unitedit midis këtij sezoni dhe iu bashkua klubit të kampionati saudit Pro League në dhjetor, duke nënshkruar marrëveshje dyvjeçare.

Megjithatë, Rudi Garcia ka lënë të kuptohet se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdojë të luajë edhe pasi t’i mbarojë kontrata e tanishme, kur do t’i ketë mbushur 40 vite jetë.

“Cristiano Ronaldo është një prurje pozitive, sepse ai na ndihmon t’i shthurim mbrojtjet kundërshtare”, tha Garcia.

Ai shtoi: “Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Ai nuk do ta mbarojë karrierën në Al Nassr, ai do të kthehet në Evropë për të luajtur”.

Ronaldo ende nuk ka shënuar gol për klubin e ri, pasi nuk ishte në gjendje ta gjejë rrjetën e portës në ndeshjen debutuese në ligë kundër Al Ettifaq apo në disfatën në Superkupën e Arabisë Saudite kundër Al Ittihad.

Ronaldo i fitoi tre tituj të Premierligës, FA cup, dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube si lojtar i Unitedit.

Ai më vonë shkoi në Real Madrid dhe i fitoi dy tituj në La Liga, dy Superkupa të Spanjës, katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe tre tituj në Kupën e Botës për Klube, para se t’i bashkohej Juventusit, ku gëzoi sukses duke e fituar dy herë titullin në Serie A dhe një herë Kupën e Italisë gjatë tri viteve qëndrimi.

Pasi i ka shënuar më shumë se 800 gola për klubet dhe kombëtaren, Ronaldo do të synojë të shënojë shumë shpejt edhe për klubin e ri Al Nassr në ndeshjen e radhës në ligë kundër Al Fateh më 3 shkurt.

Lajme të ngjashme