Cristiano Ronaldo bën gjestin e ulët drejt tifozëve që po thirrnin “Messi” - NACIONALE

Cristiano Ronaldo bën gjestin e ulët drejt tifozëve që po thirrnin “Messi”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest vërtetë të ulët drejt tifozëve kundërshtarë që po e thirrnin emrin e rivalit Lionel Messi.

Ish ylli i Real Madridit shënoi në fitoren e vështirë të Al Nassr ndaj Al-Shabab, me rezultat 3:2.

Megjithatë, si shpesh herë portugezi u provokua nga tifozët kundërshtarë, që gjatë tërë kohës thirrnin emrin e Messit në stadium.

E derisa këto thirrje s’po ndaleshin, Ronaldo vendosi t’iu kundërpërgjigjet fillimisht duke vendosur dorën te veshi, por pastaj bëri një gjest të ulët duke ulur dorën e djathtë te ijët.

Video e tillë u bë virale në rrjetet sociale, që ka ndikuar që të hapet edhe një hetim nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite për këtë incident.

“Komiteti disiplinor po përballet me një test të madh. Do të presim dhe të shohim”.

“Të gjithë kanë limitet e tyre, pavarësisht sa i famshëm mund të jesh. Kështu ligat e mëdha janë”, tha Waleed Al Farraj, një shkrimtar dhe prezantues në Arabinë Saudite.

Kjo s’është hera e parë që Ronaldo po bën gjeste të tilla, pasi në fillimin e muajit u publikua një pamje ku shihej duke i futur shallin një tifozi poshtë pantallonave përpara se ta gjuante sërish në turmë.

39-vjeçari në aspektin sporitv është duke vazhduar me nivelin e lartë, duke shënuar 28 gola në 29 paraqitje këtë sezon, duke numëruar edhe golin e të shtunës mbrëma nga pika e bardhë.

Al Nassr po tenton ta fitojë titullin në Arabinë Saudite, por janë katër pikë prapa Al Hilal që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme