CR7 sërish titullar: Portugalia synon ta eliminojë Slloveninë
Kombëtarja e Portugalisë do të synojë eliminimin e Sllovenisë, për të vazhduar në çerekfinalen e “Euro 2024”.
Portugezët do të përballen me sllovenët që i kanë mposhtur para disa muajve, ku dy përzgjedhësit tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Edhe pse s’ka shënuar në fazën e grupeve, Roberto Martinez ka vendosur t’i besojë Cristiano Ronaldos sërish nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Portugali (4-3-3): Costa; Cancelo, Disa, Pepe, Mendes; Fernandes, Palhinha, Vitinha; Silva, Ronaldo, Leao.
Slloveni (4-4-2): Oblak; Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec; Stojanovic, Cerin, Elsnik, Mlakar; Sporar, Sesko.
Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.