CR7 e kalon Messin për fitimet vjetore, vendos rekord të ri botëror
Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin dhe ka vendosur një rekord të ri botëror për fitimet më të mëdha vjetore nga të gjithë sportistët.
Ronaldo ka kryesuar listën e Forbes të sportistëve më të paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017 dhe ka fituar një ‘Rekord Botëror Guinness’ për fitimet më të larta vjetore të një atleti në vitin 2023, pasi grumbulloi 136 milionë dollarë që nga transferimi i tij në Al Nassr. Messi e fitoi çmimin në vitin 2022, kur fitoi 130 milionë dollarë gjatë gjithë vitit, kur ai ishte ende në skuadrën e Paris Saint-Germain.

Fitimet e Ronaldos ndahen midis fitimeve në fushë dhe jashtë fushës. Reprezentuesi portugez fitoi 46 milion dollarë (35 milion £) në fushë dhe 90 milion dollarë (68.5 milion £) jashtë saj. Ai pa pagën e tij pothuajse të dyfishuar kur u transferua në Al Nassr, por të ardhurat e tij atje janë tejkaluar shumë nga marrëveshja e tij e sponsorizimit me Nike dhe mallrat e tij të markës CR7.

Ronaldo është bashkuar me Al Nassr përpara miqësoreve të tyre para-sezonale kundër Celta Vigos, PSG-së dhe Interit.