Courtois shpjegon si Real Madrid do t’ia dalë pa Karim Benzeman
Portieri Thibaut Courtois insiston se mënyra e vetme që Real Madrid të vazhdojë pa Karim Benzema është që yjet e rinj të rrisin nivelet.
Francezi u largua sapo i skadoi kontrata duke iu bashkuar Al-Ittihadit, ku do të fitojë rreth 200 milionë euro në vit.
Për mediumin kanadez “TLN”, Courtois ka treguar se yjet e rinj tani duhet të avancojnë në mënyrë që Reali të përparojë edhe më shumë.
“Të tjerët duhet të bëjnë hapin e radhës pas largimit të Karim. Kemi sulmues të mirë si Vinicius, Rodrygo ose Joselu, që sjellin diçka të re. Është gjë që duhet ta bëjmë skuadër dhe na duhet ta zgjedhim së bashku”.
Courtois gjithashtu konfirmoi se nuk po e planifikon largimin nga Real Madridi në këtë pikë të karrierës.
“Të gjithë e dinë se jam shumë mirë te Real Madridi dhe dëshira ime është te pensionohem këtu. Por, dua të shkoj vit pas viti duke u përmirësuar dhe të ndihmoj skuadrën”.
Benzema ka qenë ylli madrilen këto vitet e fundit duke shënuar 30 ose më shumë gola në katër nga pesë sezonet në Madrid.
Me këto statistika, francezi ia doli të jetë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit vetëm prapa Cristiano Ronaldos, dhe para Raul dhe Di Stefanos.
Sidoqoftë, Real Madrid është duke shqyrtuar të bëjë ofertë për Kylian Mbappen, i cili do të ishte zëvendësuesi adekuat i francezit.
