Courtois mbështet Interin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt - NACIONALE

Courtois mbështet Interin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Thibaut Courtois ka treguar se do ta mbështet Interin për ta fituar Ligën e Kampionëve shkaku që dëshiron ta sheh Romelu Lukakun duke festuar me trofe.

Interi do të përballet me Man Cityt më 10 qershor në Stamboll, me skuadrën angleze që shihet si favorit shkaku i skuadrës si dhe formës fantastike që po kalojnë.

Sidoqoftë, gjiganti i Serie A do ta ketë mbështetjen e ish portierit të Chelseas, që ishte lojtari i ndeshjes në finalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve ndërmjet Realit dhe Liverpoolit.

"Shpresoj që Romelu ta fitojë. Sigurisht është ai kundër Kevin (De Bruyne), por e njoh Romelun që një kohë më të gjatë", deklaroi 31-vjeçari për "Prime Video".

Man City këtë edicion arriti ta eliminojë Real Madridin në gjysmëfinale për të avancuar në finale, derisa Interi krye detyrën ndaj AC Milanit.

Courtois dhe Lukaku ishin pjesë e Chelseas së bashku edhe pse asnjëherë nuk luajtën bashkë kanë kaluar një dekadë te kombëtarja e Belgjikës.

Kujtojmë, Interi fitoi Kupën e Italisë këtë edicion duke mposhtur Fiorentinan në finale me rezultat të ngushtë 1:2.

Ndërkohë, Man City mbetet në garë për tripletën pasi kanë fituar Premierligën, si dhe janë në finalen e FA Cupit, ku i pret Manchester Unitedi.

Lajme të ngjashme