Courtois: Do të luftojmë deri në fund për La Ligan - NACIONALE

Courtois: Do të luftojmë deri në fund për La Ligan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois thotë se do të luftojnë deri në fund për titullin e La Ligas, por që është tejet e vështirë.

Barcelona fitoi me rezultat të ngushtë 2:1 duke shënuar në kohën shtesë për të siguruar pikët e plota.

Sidoqoftë, Courtois thotë se ende asgjë nuk ka mbaruar për titullin e La Ligas me Realin që do të luftojë deri në fund.

"Duhet të jesh i sinqertë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Asgjë nuk është e pamundur, por është shumë e vështirë tani".

"Në pjesën e dytë ne luajtëm mirë. Nuk kishim shumë shanse, por krijuam mirëpo nuk ia dolëm të marrim avantazhin. Synonim fitoren, lamë hapësira dhe ata shënuan".

Përndryshe, Courtois deklaroi se mund ta fitojnë Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

"Ne ende mundemi që ta fitojmë Kupën dhe Ligën e Kampionëve", nënvizoi ai.

Real Madrid e ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës (0:1), derisa janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku përballen me Chelsean.

Lajme të ngjashme