Conte: Tottenhami ‘i frikshëm’ në vështirësi në ndeshje të nivelit të lartë
Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka dhënë një vlerësim të sinqertë për skuadrën e tij pas humbjes ndaj Manchester United dje me rezultat 2:0. Ai ka thënë se kanë treguar se janë të frikshëm por po hasin në vështirësi në ndeshje të mëdha si kundër djajve të kuq ashtu edhe ndaj Arsenalit e Chelseat.
Skuadra e Contes u mund 2:0 në Old Trafford falë golave të Fred dhe Bruno Fernandes, me United që dominonte tërësisht në takim dhe Tottenham nuk dukej kurrë si fitues i ndeshjes.

Conte pas ndeshjes hodhi dyshime mbi aftësitë e Spurs për të konkurruar në ndeshje më të vështira.

"Përpiqem të analizoj pas ndeshjes me lojtarët e mi, sepse më pëlqen të jem vërtet i sinqertë dhe në këtë sezon ne kemi hasur në vështirësi shumë, sa herë që kemi luajtur ndeshje në një nivel të lartë, kundër Chelsea, Arsenal dhe United", u tha ai gazetarëve.
“Teksa po afrohej ndeshja, ishim pak të frikësuar dhe e treguam këtë. Nuk me pëlqen kjo. Ndonjëherë dëgjoj se jemi pretendentë për titull dhe mendoj se na duhet kohë. Në vetëm 10 ose 11 muaj, nuk mund të kaloni nga vendi i nëntë për t'u bërë pretendentët e titullit një vit më pas, veçanërisht kur përfundoni 20 pikë më pak se përbindëshat në Angli", tha italiani për fund.

Skuadra e Erik ten Hag ishte në kontroll të plotë të mërkurën mbrëma, duke e rrezikuar portën e Spurs me 28 goditje në krahasim me nëntë nga Tottenham, nga të cilat vetëm dy ishin në portë. Humbja në Old Trafford do të thotë se Tottenham tashmë ka humbur ndaj United dhe Arsenal këtë sezon, ndërsa gjithashtu ka humbur pikë në një barazim me Chelsean. Tani po bëhen pyetje se a janë të denja cilësimet se janë në garë për titull, pavarësisht rekordit të Conte dhe një dritare të fortë transferimeve në afatin veror.

Conte dhe lojtarët e tij presin Newcastle të dielën, ndeshje që zhvillohet në stadiumin Tottenham Hotspur.
Tre pikët janë jetike për Spurs për t'u siguruar që ata të rikthehen nga një humbje e dëmshme.
