Conte thotë se Chelsea është në garë për top katërshe - NACIONALE

Conte thotë se Chelsea është në garë për top katërshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Antonio Conte insiston se Chelsea vazhdon të garojë për një pozitë në top katërshe të Premierligës këtë edicion.

Skuadra e Graham Potter ka fituar dy ndeshje radhazi në Premierligë për herë të parë që nga tetori, por mbetet 11 pikë larg pozitës së katër, që e zë Tottenhami.

Conte mendon se Chelsea nuk duhet të largohet nga gara duke shtuar se ka disa skuadra që mund ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë.

"Sigurisht top katërshja është arritje e shkëlqyer për çdo klub në Premierligë. Mund ta shikoni tabelën dhe janë disa klube të rëndësishme që kanë fituar trofe të rëndësishëm por tani po vuajnë. Po vuajnë për një vend në Ligën e Kampionëve".

"Do të jetë shumë vështirë këtë edicion. Mos harroni ka skuadra si Brighton, sepse kanë lojtarë të mirë dhe janë në formë të shkëlqyer. Mendoj se janë të përfshirë në këtë situatë".

"Brentford po kalon një sezon fantastik, pastaj është Newcastle, Liverpool dhe mos harroni Chelsean. Ky sezon është i rëndësishëm për të gjithë skuadrat".

"Mos harroni Liverpool deri në fundin e sezonit të kaluar ishin në formë për të fituar gjithçka. Pastaj humbën finalen e Ligës së Kampionëve, e mbyllën në pozitën e dytë një pikë më pak se Man City. Fituan Carabao Cup dhe FA Cup. Jemi duke folur për skuadra që janë mësuar të fitojnë".

"Chelsea fitoi Premierligën e fundit me mua. Mund të ndodhë. Premierliga është shumë e vështirë. E lexova që Guardiola tha se në çdo ndeshje këtë sezon duhet të luftosh ose rrezikon të humbasësh pikë".

"Premierliga do të bëhet si NBA në të ardhmen dhe duhet të jemi të përgatitur, përndryshe e mbyll sezonin pa trofe dhe Evropë", deklaroi ai.

Tottenham në xhiron e radhës është mysafir i Southamptonit.

Lajme të ngjashme