Conte dhe Zidane vetëm ëndërr për Juven, klubi italian gjen pasuesin e Allegrit
Juventus thuhet se është i interesuar për të punësuar trajnerin e Marseilles, Igor Tudor në rast që Max Allegri vendos të largohet në afatin e verës.
Koha e Allegrit me "Zonjën e Vjetër" është pranu fundit, me skuadrën që po lufton për top katërshe si dhe Ligën e Evropës.
Duke qenë se Juventusi rrezikon seriozisht të mos luajë në Evropë në sezonet e ardhshme, Allegri po e konsideron dorëheqjen në afatin e verës.
Sipas "Tuttosport" dhe "Gazzetta dello Sport", Juventusi tashmë ka gjetur edhe pasuesin e teknikut italian dhe pritet t'ia besojnë stolin Tudorit.
"Bianconerët" ëndërrojnë që në krye të kenë Zinedine Zidanen ose Antonio Conten, por shkaku i gjendjes financiare asnjëra marrëveshje nuk shihet si e mundshme.
Në rast që Tudor e pranon punën, do të jetë hera e tretë te klubi pasi ka luajtur si futbollist mes viteve 1998 dhe 2007, ndërsa ishte asistent i Andrea Pirlos në edicionin 2020/21.
Tudor që kur mori drejtimin e Olympique Marseille ka mahnitur duke iu ndihmuar të jenë në pozitën e dytë në tabelë, vetëm prapa PSG-së.
Ai ka kontratë deri më 2024, por në të kaluarën ka treguar se çfarë ndjen për klubin italian duke lënë punën te Hajduk Split që të bëhet asistent i Pirlos.
Conte në anën tjetër është i papunë pasi u shkarkua nga Tottenhami, derisa Zidane nuk ka qenë në kreun e asnjë skuadre që kur u largua nga Real Madridi afro dy vite më parë.