Como arrin marrëveshje me Real Madridin për talentin Nico Paz - NACIONALE

Como arrin marrëveshje me Real Madridin për talentin Nico Paz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit Nico Paz do t’i bashkohet skuadrës italiane Como.

Trajneri Cesc Fabregas e ka bindur argjentinasin për t’iu bashkuar në projektin e tij, pasi bëri një punë të madhe edhe në afrimin e Raphael Varanes.

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja është kryer për 6 milionë euro, ndërsa Reali do të përfitojë 50 për qind të shumës në shitjen e radhës.

“Nico Paz nga Real Madridi te Como, e kryer. Marrëveshja u arrit për mesfushorin talent”.

Como do të paguajë 6 milionë euro për transferin, plus 50 për qind klauzolë shitje do të ketë Reali për të ardhmen”, shkroi ai ndër të tjera.

Real Madridi ndërkohë ka vendosur edhe një klauzolë riblerje, ku nëse Paz arrin të shkëlqejë në Serie A mund ta blejnë para ndonjë klubi tjetër të interesuar.

Como ndërkohë ia bëri Serie A-së sefte me humbje, nga Juventusi që dominuan bindshëm për të fituar me rezultat 3:0.

Lajme të ngjashme