Cole Palmer shpjegon arsyen e largimit nga Man City për Chelsean - NACIONALE

Cole Palmer shpjegon arsyen e largimit nga Man City për Chelsean

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori sulmues Cole Palmer e ka pranuar se nuk ishte i sigurt për largimin nga Man City, mirëpo nuk mundi ta refuzojë mundësinë që të luajë titullar.

21-vjeçari kaloi te skuadra londineze në një kontratë shtatëvjeçare, pasi Chelsea pagoi 42.5 milionë euro plus bonuset.

Palmer ka impresionuar që kur iu bashkua “Bluve” duke marrë ftesë dhe nga kombëtarja e Anglisë për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Për “Sky Sports”, anglezi e ka pranuar se nuk ishte i sigurt për largimin nga City por pasi mendoi disa ditë e kuptoi se ishte gjëja më e mirë për karrierën afatgjatë.

“E dini sa trajner i mirë është Pep dhe më dha mundësinë që ta nisi karrierën, prandaj do të jem gjithmonë falënderues ndaj tij”.

“Kush e di çfarë do të kishte ndodhur po të qëndroja.. ndoshta do të kisha luajtur më shumë, ndoshta jo. Por vendimi për të kaluar te Chelsea po del i mirë deri më tani”.

“Ishte vërtetë vendim i vështirë, nuk e dija se çfarë do të bëja. Por me garën që është aty, lojtarët që kanë edhe ata që nënshkruan, e mora vendimin tim”.

“Bisedova me lojtarët e Chelseas, me babain tim por nuk e dija se çfarë të bëja në realitet. Mendova për disa ditë, gati çdo minutë të ditës. Në fund mendova se për karrierën time ishte koha të fitojë minuta”.

“Ishte lëvizje e madhe sepse asnjëherë s’kam qenë jashtë Mançesterit. As në huazim apo diçka të tillë, pra që kaloja vetëm ishte lëvizje e madhe. Kur arrita ishte vështirë që të qëndroja në hotel, por tani kam nisur të përshtatem”.

Lajme të ngjashme