Club Brugge befason Aston Villan, fiton Shakhtari - NACIONALE

Club Brugge befason Aston Villan, fiton Shakhtari

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Club Brugge ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes duke triumfuar ndaj Aston Villas, derisa Shakhtar Donetsk mposhti Young Boysin.

Skuadra belge fitoi me rezultat minimal 1:0, në përballjen ku dolën të jenë më të mirë në pjesën më të madhe të kohës.

Ishte Tyrone Mings që bëri një gabim trashanik, duke prekur topin me dorë pavarësisht që nisi loja, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm dli Hans Vanaken (52’).

Villa tentoi deri në fund që së paku të barazonte për ta marrë një pikë, megjithatë nuk ia doli.

Me këtë fitore, Club Brugge arkëton gjashtë pikë ndërsa Villa qëndron në pozitën e pestë me nëntë sosh.

Ndërkohë, Shakhtar Donetsk triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Young Boys, në përballjen tjetër të Ligës së Kampionëve.

Klubi zviceran e nisi më mirë duke kaluar në epërsi përmes Kastriot Imerit që u asistua nga Niasse (27’).

Megjithatë, katër minuta më vonë Shakhtari e barazoi rezultatin përmes Zubkov (3’), kurse për përmbysjen u përkujdes Sudakov (41’).

Shakhtari tani ka katër pikë në Ligën e Kampionëve, kurse Young Boys renditet në fnd pa pikë.

Lajme të ngjashme