Christopher Nkunku nënshkruan parakontratë me Chelsean
Sulmuesi Christopher Nkunku ka nënshkruar parakontratë me Chelsean dhe do të kalojë në "Stamford Bridge" për një vlerë të lartë gjatë vitit 2023.
Francezi u kërkua nga top klubet evropiane gjatë verës së kaluar, por RB Leipzig arriti ta bind të nënshkruajë kontratë të re, duke përfshirë një klauzolë lirimi që aktivizohet në verën e vitit 2023.
Tani, siç raporton "The Athletic", Chelsea ka arritur marrëveshje që të paguajë për shërbimet e francezit në mënyrë që të mposht klubet e mëdha evropiane dhe ka marrëveshje të plotë me lojtarin.
Të premten e kaluar u raportua vazhdimisht se Nkunku ka kryer testet mjekësore në mënyre sekrete për "Blutë", të cilët janë duke finalizuar marrëveshjen.
24-vjeçari ishte një ndër yjet në Bundesliga edicionin e kaluar, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar 13 asistime, derisa këtë edicion tashmë ka realizuar gjashtë sosh.
Ai ka qenë i lidhur me klubet evropiane si Bayern Munich, ish klubi Paris Saint-German, Real Madrid dhe Manchester United.

Por, "Athletic" shton se gara për shërbimet e Nkunku tashmë ka përfunduar, i cili edhe ka hedhur firmën në parakontratën që e ka nënshkruar dhe do t'iu bashkohet skuadrës nga Londra në fundin e sezonit.
Si një pjesë e marrëveshjes, Chelsea duhet të paguajë 52.7 milionë funte te Leipzig, që në fakt është klauzola e blerjes që bëhet aktive.
Thuhet se Chelsea vendosi që të paguajë një vlerë më të lartë tani që t'i largohet garës me klubet evropiane, pasi në të kaluarën shpesh herë klubet kanë përfituar dhe lojtarët që kërkonin paga shumë të larta.
Me ardhjen e Nkunkus te Chelsea do të nis epoka e re nën urdhrat e Graham Potter.
Chelsea është duke provuar edhe një tjetër lojtarë të Leipzigut, me qendërmbrojtësin Josko Gvardiol që është shënjestër pavarësisht që dështuan ta transferonin këtë verë, me lojtarin që nënshkroi kontratë të re, por gjithashtu ka një klauzolë lirimi.