Chiesa te Liverpooli! Arrihet marrëveshja mes Juventuesit e gjigantit anglez
Ylli italian i Juventusit, Federico Chiesa, raportohet se ka arritur marrëveshje dhe së shpejti do ta nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me Liverpoolin.
Sipas Fabrizio Romano, një marrëveshje mes Juventusit dhe Liverpool është arritur, 26-vjeçari do të bashkohet për vetëm 11 milionë funte (14.4 milionë dollarë) me shtesa dhe ai do të fluturojë për në Merseyside më vonë të mërkurën për të përfunduar transferimin.
🚨🔴 BREAKING: Federico Chiesa to Liverpool, here we go! Agreement done for €13m initial fee with add-ons.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2024
Four year contract for Chiesa as new Liverpool player, set to fly later today.
Chiesa accepted Liverpool immediately. Deal DONE.
Exclusive story confirmed. 🔐🇮🇹 pic.twitter.com/Yx7hdQwkd4
Chiesas iu tha nga trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, se ai nuk ishte pjesë e planeve të tij për sezonin e ri në fillim të këtij muaji dhe që atëherë ai ka qenë në kërkim të një klubi të ri. Pavarësisht se ishte i lidhur me Barcelonën, Tottenhamin, Arsenalin dhe Manchester United, reprezentuesi italian tani është gati të shkojë te Liverpooli i Arne Slot në një lëvizje të bujshme në fund të transferimeve.

Ish-asi i Fiorentinës ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 23 asistime në 131 ndeshje për Juventusin që nga debutimi i tij në klub në vitin 2020. Chiesa ka qenë një lojtar i rregullt për Italinë ndër vite dhe ka ndihmuar vendin e tij të fitojë Euro 2020 tre vjet më parë.
Kjo vjen menjëherë pas njoftimit të Liverpoolit për nënshkrimin e portierit të Valencias, Giorgi Mamardashvili – edhe pse reprezentuesi i Gjeorgjisë do të qëndrojë në huazim në skuadrën spanjolle për sezonin 2024-25. Chiesa madje mund të bëjë debutimin e tij me të kuqtë të dielën në udhëtim te Manchester United nëse ky transferim vuloset së shpejti; përpara mbylljes së dritares të premten mbrëma.