Chelsea synon nënshkrimin befasues të yllit së Aston Villas
Chelsea është duke konsideruar një transferim shokues të sulmuesit së Aston Villas Jhon Duran.
“Blutë” regjistruan fitoren e tretë radhazi në vikendin që lamë pas, duke triumfuar ndaj Fulhamit me rezultat minimal 1:0.
Megjithatë, Chelsea po hasë probleme në aspektin ofansiv pasi Nicolas Jackson po përfaqëson Senegalin në Kupën e Afrikës derisa Christopher Nkunku po vazhdon të vuajë nga lëndimet.
Kësisoj, Chelsea po shikon një opsion afatshkurtër dhe sipas raportimeve, ky mund të jetë Durrani i Aston Villas
Kolumbiani iu bashkua skuadrës së Emery sezonin e kaluar, por ka vetëm dy gola në ligë këtë sezon mirëpo s’ka luajtur asnjëherë titullar shkaku i vazhdimësisë së Ollie Ëatkins.
20-vjeçari pëlqehet gjithashtu nga AC Milan, por Villa nuk do ta lejojë të largohet pa e gjetur zëvendësuesin.
Chelsea do ta tentojë ta marrë në formë huazimi pasi objektivi afatgjatë mbetet askush tjetër përpos yllit të Napolit Victor Osihen
Në rast që dështon marrëveshja, alternativë mbesin edhe yjet që po vuajnë të përshtaten në Arabinë Saudite, si Karim Benzema dhe Roberto Firmino.